Gazetari i TCH, Marin Mema është nderuar me titullin “Qytetar Nderi i Deçanit”, në një ceremoni solemne në kuvendin e kësaj komune. Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj tha Mema është shembull se si duhet të jetë një shqiptar. “Marini është shembull se si një shqiptar duhet të bëjë punën e tij me kompetencë” Në fjalën e tij të rastit, ambasadori i Shqipërisë, Petrit Malaj deklaroi se është shumë i lumtur që Komuna e Deçanit ka marrë vendim të nderojë gazetarin hulumtues me një titull të tillë dhe theksoi se Mema ka qenë gjithmonë në shërbim të popullit.