Një ditë para Maratonës së madhe të Tiranës, të rinjtë e shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve në kryeqytet, ishin pjesë në një garë prej 2 kilometrash, pjesë e maratonës “Fun Run Tirana”. Gara nisi nga sheshi “Nënë Tereza” dhe vijoi përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. I pari që kaloi vijën e finishit nga kategoria e djemve ishte Florant Senameri me 2 minuta e 12 sekonda nga shkolla “Arben Broci”.