Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut po zhvillohet një debat i ashpër për miratimin e “propozimi francez”, për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë ndërkohë që protestuesit e mbledhur nga opozita kanë rrethuar ndërtesën. Franca ka dalë me një propozim prej shtatë pikash, që kërkon lëshime nga të dyja palët. Shkupi, mes tjerash, duhet të angazhohet për ndryshimin e Kushtetutës, me qëllim njohjen e pakicës bullgare si komb i barabartë me të tjerët.