Gordana Silanovska-Davkova bëri betimin të dielën si gruaja e parë presidente e Maqedonisë së Veriut që nga shpallja e pavarësisë së vendit në vitet ’90, pasi fitoi zgjedhjet presidenciale më 8 maj. Davkova mposhti presidentin e deritanishëm, Stevo Pendarovski, duke fituar dy herë më shumë vota se ai në balotazhin e së mërkurës. Pasi u betua para përbërjes në largim të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Davkova, shmangu gjatë fjalimit të saj fjalën “e veriut” në emrin e shtetit, ashtu siç kishte paralajmëruar gjatë fushatës.