Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut ka paralajmëruar se vendi i tij do të largohet nga Ballkani I Hapur, nëse ndonjë nga vendet e rajonit do të dëmtohej. Deklaratën Osmani e bërë në një aktivitet me ambasadorin e Kosovës në Shkup, gjatë kremtimit të 13-vjetorit të vendosjes të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Sipas Osmanit, nisma e Ballkanit të Hapur nuk do të jetë e plotë nëse nuk përfshihen të gjitha vendet e rajonit.