Top News – Maqedonia e Veriut në krye të OSBE / Prioritet i presidencës, lufta në Ukrainë dhe Rusia
04/01/2023 16:44

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha se lufta në Ukrainë do të dominojë kryesimin e Maqedonisë së Veriut me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Osmani tha se komunikimi me Rusinë dhe nëse do të vendoset një dialog thelbësor, do të varet nga qëndrimi i Moskës ndaj parimeve dhe angazhimeve të OSBE-së. “Ne si kryesues nuk do të lejojmë asnjë kompromis sa i përket parimeve të OSBE-së që duhet të respektohen nga Rusia”, tha Osmani në një konferencë për media teksa prezantoi prioritetet që do të jenë në fokus të kryesimit njëvjeçar të Shkupit me OSBE-në. Ai tha se aktualisht nuk ka mision të OSBE-së në Ukrainë pasi Rusia vendosi veton ndaj misionit, por Maqedonia e Veriut, sipas tij, do të duhet të gjejë një mënyrë për ta kthyer OSBE-në në Ukrainë. “Ne do të duhet të gjejmë një mënyrë se si ta rikthejmë OSBE-në në Ukrainë, si të kontribuojmë për të bërë të mundur fillimisht vendosjen e paqes dhe më pas, natyrisht, për të zbatuar paqen dhe për t'ua lehtësuar jetën njerëzve. Fokusi do të jetë në mënyrën se si do të komunikojmë me Rusinë. OSBE-ja mund të jetë aktualisht e vetmja organizatë ku ka një lloj komunikimi me Rusinë dhe ne po komunikojmë me Rusinë, megjithatë në Vjenë, por se si do të jetë qasja e Rusisë ndaj parimeve dhe angazhimeve të OSBE-së”, tha Osmani.

Top News – Shqiptarët, për naftë në Maqedoni. Shkup, rritje rekord e shitjes së karburanteve
07/04 10:45
Top Channel/ Studentët shqiptarë trondisin Shkupin, kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit
06/04 15:49
Top Channel/ Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë provime në shqip dhe dorëheqjen e Kryeministrit
06/04 15:45
Top Channel/ “Gjuha, historia jonë”, studentët në Shkup: Kryeministër jep dorëheqjen, nuk tërhiqemi
06/04 14:55
Top Channel/ Studentët shqiptarë protestë në RMV për gjuhën shqipe, çfarë ndodhi gjatë dy orëve
06/04 14:38
Top Channel/ ‘Shqipja nuk është opsion por identitet’, Protestë për gjuhën në Shkup
06/04 14:06
Top Channel/ Protesta në Shkup, studentët kërkojnë që provimet t’i japin në gjuhën e tyre
06/04 12:33
Top Channel/ “S`na lejojnë provimin ne shqip”, shpërthejnë protestat e studentëve në RMV!
04/04 15:23
Top News – ‘Greqia, shërbëtore e Izraelit’. Yannis Varoufakis: Kemi humbur pavarësinë tonë
02/04 15:39
Top Channel/ Moti i keq “skuq” Greqinë. Pluhuri afrikan shkakton probleme
01/04 22:50
Top News-Mickoski sakrifikon BE për ‘identitetin maqedonas’/Bullgaria të njohë minoritetin tonë atje
01/04 17:46
Top News- Skandali me fondet e BE për bujqësinë/ Kërkohet heqja e imunitetit për 11 deputetë grekë
01/04 11:40
Top News- Aleanca rrëzon pretendimet e Moskës për militarizim të Ballkanit Perëndimor
31/03 14:40
Top News- Serbia kundër udhëzimeve të BE/ Marrëveshje e re për furnizim me gaz nga Rusia
31/03 13:33
Top Channel/ Kroacia i mbyll derën Vuçiçit, anulon samitin e Ballkanit Perëndimor
30/03 22:27
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale/ Nga 1 prilli 920 euro bruto, rritje e 6-të që nga viti 2019
29/03 11:50
Top Channel/ 22 emigrantë vdesin afër Greqisë / Humbën jetën pas gjashtë ditësh në det pa ushqim
29/03 11:13
Top News – Tragjedi në Mesdhe. 22 emigrantë humbin jetën në ujërat greke
28/03 20:09
Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07