Top News – Maqedoni e veriut/ 627 raste të reja dhe 15 viktima
27/10/2020 21:46

Maqedonia e Veriut ka regjistruar të martën 627 persona të infektuar dhe 15 të vdekur me koronavirusin e ri. Autoritetet maqedonase kanë regjistruar edhe 531 persona të shëruar, njëherësh numrin më të lartë të atyre që kanë fituar betejën ndaj sëmundjes COVID -19, që shkakton koronavirusi, që nga muaji shtator. Të dhënat janë publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, duke iu referuar testimit të 2,236 mostrave në 24 orët e fundit. Numri më i madh i viktimave është regjistruar në Shkup, gjithsej shtatë. Viktima më e re është e moshës 41 vjeçe ndërsa më i moshuari i moshës 87 vjeç. Në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 949 viktima. Nga 27,827 persona të diagnostikuar me COVID-19, 19,49 janë shëruar ndërsa 7,399 janë ende aktivë. Në mesin e të infektuarve është edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. Kuvendi i Maqedonisë së Veriut të martën nisi debatin për miratimin e ligjit për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet ngjitëse. Me këtë ligj pritet të shtrëngohen masat mbrojtëse ndërsa kryesisht ato kanë të bëjnë me mbajtjen e maskës edhe në ambiente të hapura, ndalimin e grumbullimit të më shumë se katër personave pas orës 22:00, përfshirë vizitat familjare.

Top News-Grevë 48-orëshe nga transportuesit/Bllokohen doganat drejt Malit të Zi, Bosnjes dhe Serbisë
13/04 12:05
Top News- Vuçiç ‘terror’ gjyqtarëve e prokurorëve që i dalin kundër, me shpatë kundër drejtësisë
13/04 11:12
Top News – Shqiptarët, për naftë në Maqedoni. Shkup, rritje rekord e shitjes së karburanteve
07/04 10:45
Top Channel/ Studentët shqiptarë trondisin Shkupin, kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit
06/04 15:49
Top Channel/ Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë provime në shqip dhe dorëheqjen e Kryeministrit
06/04 15:45
Top Channel/ “Gjuha, historia jonë”, studentët në Shkup: Kryeministër jep dorëheqjen, nuk tërhiqemi
06/04 14:55
Top Channel/ Studentët shqiptarë protestë në RMV për gjuhën shqipe, çfarë ndodhi gjatë dy orëve
06/04 14:38
Top Channel/ ‘Shqipja nuk është opsion por identitet’, Protestë për gjuhën në Shkup
06/04 14:06
Top Channel/ Protesta në Shkup, studentët kërkojnë që provimet t’i japin në gjuhën e tyre
06/04 12:33
Top Channel/ “S`na lejojnë provimin ne shqip”, shpërthejnë protestat e studentëve në RMV!
04/04 15:23
Top News – ‘Greqia, shërbëtore e Izraelit’. Yannis Varoufakis: Kemi humbur pavarësinë tonë
02/04 15:39
Top Channel/ Moti i keq “skuq” Greqinë. Pluhuri afrikan shkakton probleme
01/04 22:50
Top News-Mickoski sakrifikon BE për ‘identitetin maqedonas’/Bullgaria të njohë minoritetin tonë atje
01/04 17:46
Top News- Skandali me fondet e BE për bujqësinë/ Kërkohet heqja e imunitetit për 11 deputetë grekë
01/04 11:40
Top News- Aleanca rrëzon pretendimet e Moskës për militarizim të Ballkanit Perëndimor
31/03 14:40
Top News- Serbia kundër udhëzimeve të BE/ Marrëveshje e re për furnizim me gaz nga Rusia
31/03 13:33
Top Channel/ Kroacia i mbyll derën Vuçiçit, anulon samitin e Ballkanit Perëndimor
30/03 22:27
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale/ Nga 1 prilli 920 euro bruto, rritje e 6-të që nga viti 2019
29/03 11:50
Top Channel/ 22 emigrantë vdesin afër Greqisë / Humbën jetën pas gjashtë ditësh në det pa ushqim
29/03 11:13
Top News – Tragjedi në Mesdhe. 22 emigrantë humbin jetën në ujërat greke
28/03 20:09