Policia rrugore e Fierit ka gjobitur 1207 drejtues mjetesh në 7 ditë, duke ashpërsuar kështu masat ndaj gjithë atyre të cilat shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Kontrollet e ngritura në disa prej pikave kryesore ku janë regjistruar aksidente, kanë regjistruar një sërë shkeljesh të kryera.