Ka zgjatur afro 7 orë seanca dëgjimore e zhvilluar në Komisionin e Ligjeve për hartën e re gjyqësore. Përgjatë gjithë seancës pati debate mes të pranishmve, pasi një pjesë e tyre nuk bien dakord me hartën e re gjyqësore. Njëri prej tyre është Kryetari I Dhomës së Avokatëve, Maks Haxhia. Ndërkohë Gazment Bardhi dhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja janë përfshirë në një debat në Komisionin e Ligjeve për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan. Bardhi tha seministri Manja duhej të ishte në burg, duke e akuzuar si vrasës.