Partia Demokratike akuzon ministrin e ri të Financave, Petrit Malaj se është një prej personave, që sipas opozitës ka manipuluar rezultatet e censit të kryer gjatë vitit të kaluar. Zëdhënësja antikorrupsion e PD tha në një deklaratë për shtyp se Malaj, si pronar i disa kompanive ka përfituar fonde nga INSTAT dhe se kompanitë e tij kanë ruajtur të dhënat e censit, jashtë serverave të institutit të statistikave.