Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar këtë të hënë se ka nisur mbledhja e provave lidhur me dyshimet për manipulim votash në komunën e Podujevës. Sipas njoftimit zytar, Prokuroria ka autorizuar Drejtorinë e Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, për grumbullimin dhe mbledhjen e provave, lidhur me dyshimet për kryerjen e veprave penale kundër të drejtave të votimit.