Një grup I dytë të dyshuarish janë marrë në pyetje nga Prokuoria Themelore e Prizrenit, si pjesë e hetimit të zgjeruar mbi dyshimet për manipulim të votave në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, të cilat nxitën rinumërim të plotë të votave. Prokuroria theksoi se mori informacione shtesë lidhur me dyshimet për manipulim të votave të kandidatëve për deputetë pas rinumërimit të votave në Prizren. Sipas organit të akuzës, grupi I dytë i marrë në pyetje janë të dyshuar për vepra penale si, shkelja e të drejtave të votimit, korrupsioni zyrtar, si dhe shkelja e detyrës zyrtare.