Top News – Manipulimi i votave në Kosovë / Merren në pyetje 43 numërues në Mitrovicë
01/02/2026 19:30

Prokuroria Themelore në Mitrovicë tha të dielën se ka urdhëruar Departamentin e Hetimeve të Policisë së Kosovës që të intervistojë 43 kryesues të Qendrave Komunale të Numërimit në Mitrovicë të Veriut, Mitrovicë të Jugut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, për shkak të dyshimeve për manipulim të votave të kandidatëve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë. Ditët e fundit, autoritetet në Kosovë kanë marrë në pyetje qindra njerëz në komuna të ndryshme, dhe kanë ndaluar dhjetëra prej tyre, nën dyshimet për manipulim votash. Gjatë procesit të rinumërimit, votat për disa kandidatë ndryshuan, me raste deri në 6 mijë për një individ, ndërsa ato për partitë nuk u cenuan. Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, çdo manipulim i qëllimshëm i votës apo rezultatit zgjedhor përbën vepër penale dhe dënohet me deri në pesë vjet burgim. Për disa zyrtarë shtetërorë, ky ka qenë “procesi më i komprometuar zgjedhor” në Kosovë, pasi vendi është lavdëruar shpesh nga organizata vendore dhe ndërkombëtare për organizim të proceseve zgjedhore të drejta dhe transparente. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka përfunduar tashmë procesin e rinumërimit të premten në mbrëmje, ndërsa i publikoi rezultatet përfundimtare një ditë më pas. Anëtarët e KQZ-së i kanë miratuar listat e kandidatëve të të gjitha partive, përveç asaj të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë. Lista Serbe dhe Beogradi zyrtar kanë reaguar ashpër ndaj këtij vendimi, ndërsa partia serbe ka thënë se do të paraqesë një ankesë.

Top Channel/ 2 të zhdukur në Osum/ Gomonia e 22-vjeçarit u përmbys gjatë kërkimeve për 42-vjeçarin
21/02 23:23
Top Channel/ Radhë kilometrike në Korçë. Lëvizjen në aksin Maliq-Gramsh e bllokojnë kamionët
21/02 21:36
Top News – Kaos në Gramsh-Maliq. Bllokimi në Librazhd lë mijëra qytetarë mbesin rrugëve
21/02 21:03
Top Channel/ Zhbllokohet aksi alternativ Maliq-Lozhan-Gramsh, qarkullimi i rikthehet normalitetit
21/02 20:53
Top Channel/ “Dua të shkoj në Tiranë, nuk mundem”, bllokimi i qarkullimit, qytetarja humb ndjenjat
21/02 20:52
Top Channel/ Vodafone dhe FSHF, së bashku, për transformimin dixhital të futbollit në Shqipëri
21/02 20:01
Top News – Pas Diellës, vjen Akila dhe ‘RoboCop’. Prezantonet moderatorja dhe polici virtual
21/02 19:54
Top Channel/ Radhë kilometrike në Korçë, aksi Maliq-Gramsh, alternativa që po shfaq probleme
21/02 19:53
Top Channel/ Vrasje për një vend parkimi, 48-vjeçari vritet me thikë në Kavajë, parkoi para…
21/02 19:49
Top News – ‘Pse parkon para shtëpisë time’. Sherri për makinën, vritet me thikë 48 vjeçari në Kavajë
21/02 19:38
Top Channel/ Trafik i rënduar në Maliq, gruaja humb ndjenjat
21/02 19:37
Top Channel/ Kalimet alternative nga rruga Maliq-Gramsh, Korçë–Përmet dhe nga…
21/02 19:36
Top Channel/ Trafiku i rënduar, devijimi përmes fshatrave të Librazhdit i vështirë
21/02 19:35
Top Channel/ Bllokohet rruga drejt juglindjes, Librazhd–Pogradec, nuk lejohet asnjë mjet të kalojë
21/02 19:33
Top Channel/ Rruga në Lozhan ende e bllokuar nga trajleri, qindra qytetarë dhe…
21/02 19:30
Top Channel/ “Paralizohet” rruga drejt juglindjes, bllokohen tre trajlera
21/02 18:37
Top News- Vrasja e 31 vjeçarit në Tiranë/ Merret në pyetje bashkëshortja e autorit
21/02 18:20
Top Channel/ Video e plotë nga protesta e opozitës, molotovë, gaz lotsjellës dhe persona të lënduar
21/02 17:38
Top Channel/ Rruga drejt juglindjes e ‘paralizuar’, radhë kilometrike trafiku
21/02 17:22
Top Channel/ Përmbytet këndi i lojërave në Durrës, fëmijët luajnë mes ujit
21/02 16:40
DIGITALB DIGITALB