Top News – Mania e dobësimit përfshin Kosovën/Të gjithë duan ‘Ozempic’, pavarësisht efekteve anësore
06/05/2025 12:39

Shumëkush në kosovë po e sheh ilacin e diabetit, ozempic, si një shans për të humbur kilogramët e tepërt dhe kjo ndodh në një vend ku më shumë se gjysma e popullsisë është mbipeshë. "Dua të humbas 15-16 kilogramë brenda dy muajsh", thotë për AFP-së influencerja 29-vjeçare Tringa Kadriu, "dhe pastaj do të vazhdoj me fitnesin". Ozempic, i miratuar në Shtetet e Bashkuara për të trajtuar diabetin në vitin 2017, ka gjetur një treg ndërkombëtar për njerëzit që përpiqen të humbin peshë. Pavarësisht kostos së tij, ilaçi ka fituar popullaritet në Kosovë, një vend me 1.7 milionë banorë. Ndërsa autoritetet e Kosovës nuk e kanë sanksionuar përdorimin e ilaçit për humbje peshe, ato kanë nxjerrë në pah faktin se kanë mjete të kufizuara për t'u përballur me përdorimin e një ilaçi që është gjerësisht i disponueshëm në vend. Merita Emini-Sadiku, e cila drejton klinikën e endokrinologjisë të spitalit universitar të Kosovës, thotë se kostoja e ilaçit është rritur ndjeshëm. "Doza mujore dikur ishte 75-80 euro, ndërsa tani është 130-140 euro, ndoshta për shkak të kërkesës së lartë", thotë ajo. Por ajo paralajmëroi se "Ozempic ka efekte anësore për të cilat njerëzit nuk janë të vetëdijshëm".

Top Channel/ Kosova vendos çmimet tavan, Kuvendi miraton në parim ligjin, opozita akuza për…
11/04 12:20
Top Channel/ “Askush s`ma preku zemrën si Kosova”: Shuhet Engel, mbështetësi i madh i shqiptarëve!
11/04 12:17
Top Channel/ Thaci: Pres drejtësi, e kam lënë pas garën politike
10/04 23:04
Top News – Thaçi paralajmëron rikthimin në politikë. Intervista për ‘FAZ’
10/04 22:06
Top News- Lufta bën bashkë politikën/ ‘OK’ rezolutës për mbrojtjen e dinjitetit të viktimave
10/04 19:14
Top News- Kush do e sabotonte Vuçiç e Orban? Hijet e misterit të eksplozivëve që nuk plasën
10/04 17:23
Top Channel/ Miratohet rezoluta per te verteten e luftes ne Kosove!
10/04 15:09
Top Channel/ Në Kosovë rritet çmimi i naftës, opozita akuzon qeverinë
09/04 20:02
Top Channel/ Beteja e Koshares, më 9 Prill 1999 kur UÇK theu kufirin mes Shqipërisë e Kosovës
09/04 12:35
Top Channel/ Kosovë, debat për Bordin e Paqes, jashtë rendit edhe rezoluta e PDK për luftën
08/04 20:06
Top News- Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Isa Mustafa kërkon ‘pajtim’ për presidentin
08/04 17:15
Top News- Transferimi i pushteteve në veri/ Kurti: Institucionet u shërbejnë të gjithëve njëjtë
08/04 16:17
Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04