Në Gjykatën e Posaçme dëshmoi këtë të premte në procesin për atentatin ndaj ish prokurorit Arjan Ndoja, bashkëjetuesja e Arben Mërkurit, njohur edhe me mbiemrin Ismaili, njohur si mik i Rrumit të Shijakut dhe i ekzekutuar në maj të vitit 2022. Ajo tha se bashkëjetuesin ja kanë vrarë te shkallët e derës së shtëpisë, pasi më parë kishte marrë një telefonatë, por se ende nuk e dinte as cilët ishin vrasësit dhe as miqtë e partnerit me të cilin ka edhe dy fëmijë.