Gjashtë muaj para se t’i skadojë mandati presidentes Vjosa Osmani, partitë parlamentare në Kuvendin e Kosovës kanë qëndrime të ndryshme nëse do ta përkrahin atë për një mandat të dytë. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, thotë për KosovaPress, se ende nuk kanë diskutuar në parti nëse do t’ia japin mbështetjen asaj edhe për një mandat të dytë.