Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilave u paraprinë përplasjet disamuajshe ndërmjet partive politike, bllokadat institucionale dhe fjalori polarizues, përfunduan me një fitore bindëse të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV). Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras ka reaguar përmes një postimi në X, duke vlerësuar rezultatet e zgjedhjeve. Sipas diplomatit, rezultati I zgjedhjeve, duhet t’i japë fund bllokadës politike, e cila i ka kushtuar Kosovës miliona euro nga financimet e BE-së. Terras thekson se kryeministri në mandat teknik, Albin Kurti, tani ka një mandat të qartë dhe përgjegjësi për të qeverisur në mënyrë më pragmatike.