Adriatik Lapaj, sfidoi këtë të martë, kreun e Nisma Thurje, Endri Shabani, që për t’I hapur rrugë kandidatëve të listës së hapur, të japin dorëheqje së bashku me Panajot Sokon. Sipas Lapajt, edhe pse deklarata e tij për mosmarrje mandate nëse fitohet vetëm një mandate ka qenë para marrëveshjes së koalicionit, sërish I qëndron, me kusht që mandatin ta marrë kandidatja e Lëvizja Shqipëria Bëhet, Greta Ambeli.