Dërgimi apo jo i çështjes së mandatit të Olta Xhaçkës në Gjykatës Kushtetuese do të vendoset të enjte në seancë plenare. Kështu u vendos në këshillin e mandateve, ku opozita pretendoi se socialistët po përpiqen të fitojnë kohë dhe të bëhen mburojë politike për ish ministren Xhaçka, teksa kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi u shpreh se ka një vakum në arsyetimin kushtetues.