Zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Olta Xhaçka ka mbetur pezull prej muajsh, por pas kthimit në normalitet të punimeve parlamentare pritet që kjo çështje të adresohet. Ky ishte vlerësimi i kryetarit të grupit, Bledi Çuçi, i cili pas shpjegimit të procedurave parlamentare që do të ndiqen, u shfaq i rezervuar për të treguar qasjen e socialistëve për këtë çështje.