Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla i ka kthyer përgjigje Gazment Bardhit për letrën e tij, ku kërkonte zbatim të menjëhershëm të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetit për ish-ministresn Olta Xhaçka. Në përgjigjen në fjalë Nikolla ka kaluar përgjegjësinë tek Këshilli i Legjislacionit dhe ai për rregulloren, duke mos pranuar mbledhjen e Konferencës së kryetarëve.