Katër vjecari i ardhshëm, deri në vitin 2027 do jetë mandati i fundit për 10 kryebashkiakë në të gjithë vendin. Për Erion Veliajn, i cili doli fitues përballë 5 kandidatëve të tjerë dhe me një fitore të thellë me diferencë rreth 60 mijë vota kundrejt Këllicit, ky është mandati i tij i tretë dhe i fundit. Veliaj e mori drejtimin e Bashkisë Tiranë në vitin 2015, me një diferenë të madhe votash prej 43 mijë e 500 votash ndaj Halim Kosovës.