Hera e fundit që Sali Berisha ishte në sallën e Kuvendit ishte 21 dhjetori i vitit të kaluar. Më pas, ndaj tij gjykata caktoi masën e sigurimit arrest shtëpie. Përpjekjet e Berishës me avokatët e tij për të kundërshtuar masën e arrestit u rrëzuan në shkallën e fundit të gjyqësorit, Gjykatën e Lartë. Pas kësaj, masa e sigurisë arrest shtëpie do të vijojë të qëndrojë në fuqi, të paktën deri kur GJKKO vetë, apo prokuroria e posaçme të kërkojë ndryshimin e kësaj mase sigurie.