Kuvendi i është drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me një kërkesë zyrtare për zëvendësimin e Arben Ahmetaj. Në kërkesë Kuvendi njofton se mandati i deputetit të Partisë Socialiste Arben Ahmetaj ka përfunduar përpara afatit kushtetues, për shkak të mungesës së tij pa arsye për mbi gjashtë muaj rresht në Kuvend.