Ministrja e Shendetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi ne emisionin “Top talk” në Top Channel se vaksinimi kundër Covid 19 do të përfshijë 20% të popullatës. Manastirliu ripërsëriti se janë në bisedime me kompani të ndryshme që kanë lançuar vaksinën anti covid dhe në fillim të vitit tjetër edhe Shqipëria do të ketë siguruar vaksinat dhe do të nisë injektimin në popullatë.