Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit të studentëve në Kampusin e Universitetit të Durrësit. E shoqëruar nga rektorja e këtij universiteti, Kseanela Sotirofski, Manastirliu, u shpreh se vaksinimi është e vetmja mënyrë për të vijuar mësimin normalisht në auditore.