Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu ka nisur një tur konsultimesh me mësues, nxënës dhe prindër në shkollat e vendit, në funksion të përmirësimit të sistemit arsimor në vend. Gjatë takimit me stafin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Manastirliu theksoi se fokusi kryesor është arsimi profesional dhe profilizimi e ndërkombëtarizimi i universiteteve.