Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu u paraqit këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme, ku u mor në pyetje për më shumë se dy orë nga prokurorët e dosjes së sterilizimit. Burime të Top News pohojnë se Manastirliu është thirrur nga SPAK si person që ka dijeni në lidhje me koncesionin, ku nën hetim është edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.