Gjykata e Posaçme e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar la në fuqi marrën “Arrest” me burg, për Jamarbër Malltezin, dhëndrrin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Jamarbër Malltezi u shfaq i vetëm brenda rrethimit të të pandehurve në Gjykatën e Posaçme, në seancën për t’u njohur me masën e sigurisë së kërkuar nga SPAK. Për Malltezin, GJKKO ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg në datën 15 tetor me akuzën e korrupsionit pasiv dhe të pastrimit të produkteve të veprës penale.