Gjykata e Posaçme ka lënë në burg 9 nga 12 të arrestuarit në kuadër të një aksioni për goditjen e dy grupeve kriminale të cilët vidhnin bizhuteri dhe mallra luksi në Francë e shisnin në Shqipëri. Kështu në burg do të qëndrojë Sokol Idrizaj bashkëshortja e tij Elda idrizaj, biznesmeni në shitjen e sendeve me vlere Vangjush Kashari, Agustin Mesuli, Altin Doda, Florjan Bakri, Tomor Baruti, Gentian Aga, Aldi Shehi.