Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë sekuestruar mallra komerciale të kontrabanduara nga Serbia. Policia ka bërë me dije se në orët e vona të së premtes, kanë ndaluar një kamion me targa të Kosovës, në magjistralen Gjilan-Prishtinë. Autoritetet bëjnë me dije se kamioni drejtohej nga një 40-vjeçar nga Lipjani.