Edhe pse në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikë, kjo nuk i step kompanitë kineze të marrin pjesë në tendera të ndryshëm infrastrukturorë në Ballkan e jo vetëm. Një rast i tillë shënohet në Malin e Zi, i cili më herët rrezikonte të humbte portin e Barit, si pasojë e borxheve ndaj kinezëve për ndërtimin e autostradës Podgoricë-Beograd dhe hekurudhën. Së fundmi, mësohet se një kompani kineze e tri konsorciume: dy kineze dhe një turko-azerbajxhanase, po marrin pjesë në tendering e hapur për ndërtimin e seksionit të dytë të autostradës. Kësisoj një nga pjesëmarrësit në tender është China Communications Construction Company (CCCC), e cila është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.