Mali i Zi nuk është ftuar që të bëhet pjesë e deklaratës për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, e cila u nënshkrua më 18 mars në Tiranë nga ministrat e Mbrojtjes të Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë. Lajmi është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga Ministria e Mbrojtjes së Malit të Zi. Sipas këtij dikasteri ata nuk kanë patur asnjë ftesë për të nënshkruar një deklaratë të tillë. Por nga ana tjetër Shqipëria, Kosova e Kroacia janë shprehur të hapur që kësaj deklarate ti bashkohen edhe vende të tjera. Lidhur me këtë mundësi, Ministria e Mbrojtjes e Malit të Zi nuk ka dhënë përgjigje të drejtpërdrejtë.