Top News-Mali i Zi ngre alarmin: Tonelata kanabisi futen përmes rrugëve tokësore e ujore nga Shkodra
01/02/2026 14:52

Radio Televizioni publik në Malin e Zi ka ngritur alarmin se tonelata kanabisi po futen ne territor përmes rrugëve tokësore dhe ujore nga Shkodra. Në një artikull të gjatë, media malazeze ndalet në një aksion të zhvilluar pak ditë më parë në fshatin Zbelj të Tuzit ku u ndalua një automjet që po ecte me shpejtësi tej normave ndërsa gjatë kontrolleve u gjetën 95 pako me marijuanë, e ardhur nga Shqipëria. Në artikull thuhet se trafikantët po përdorin një numër të madh rrugësh për të hyrë kaluar ilegalisht drogën. “midis Malit të Zi dhe Shqipërisë, në atë zonë, ka disa kalime të paligjshme që janë pothuajse të panjohura për qytetarët e zakonshëm, por janë shumë të njohura për kontrabandistët dhe kontrabandistët e ndryshëm. Një nga këto rrugë të çon drejtpërdrejt përmes Liqenit të Shkodrës, nga fshati shqiptar i Zogajt deri në Mali Ostros”, thuhet në artikull duke i referuar një dëshmitari i cili sqaron se rruga nga Bajza dhe Alaja, ose Shkodra, gjithashtu kalon përmes Liqenit të Shkodrës dhe përfundon në Golubovci.“Mund të udhëtoni me makinë nga Shqipëria në Mal të Zi edhe nëpërmjet rrugës nga Zogaj -Valas, dhe përtej pikës kufitare nga Shqipëria në Tuz, ka një rrugë nga Shkodra nëpërmjet Kopilikut. Me siguri ka edhe disa kalime të tjera të paligjshme në këtë segment që vetëm kontrabandistët i dinë”, vijon atikulli që jep detaje se pranë Ulqinit, ekziston një rrugë ilegale nga qyteti shqiptar Velipoje që të çon në Donji Štoj. “Kalimi kufitar i Sukobinit anashkalohet në qytetet shqiptare të Shasit dhe Dajcit. Këto janë dy kalime të paligjshme shumë të njohura. Nga Shqipëria, më në veri, mund të arrini në Guci nëpërmjet rrugëve të paligjshme në vetëm dy vende”, thuhet në artikull që e cilëson Shqipërinë si një nga prodhuesit më të mëdhenj të marijuanës dhe që shet çdo vit vetëm në Ballkan 117 tonë drogë.

Top News- Aleanca rrëzon pretendimet e Moskës për militarizim të Ballkanit Perëndimor
31/03 14:40
Top News- Serbia kundër udhëzimeve të BE/ Marrëveshje e re për furnizim me gaz nga Rusia
31/03 13:33
Top Channel/ Kroacia i mbyll derën Vuçiçit, anulon samitin e Ballkanit Perëndimor
30/03 22:27
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale/ Nga 1 prilli 920 euro bruto, rritje e 6-të që nga viti 2019
29/03 11:50
Top Channel/ 22 emigrantë vdesin afër Greqisë / Humbën jetën pas gjashtë ditësh në det pa ushqim
29/03 11:13
Top News – Tragjedi në Mesdhe. 22 emigrantë humbin jetën në ujërat greke
28/03 20:09
Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07
Top News – Greqia rrit pagën minimale. Hyn në fuqi nga 1 prilli, kategoritë që përfitojnë
26/03 15:23
Top News- Marta Kos ish agjente e UDB? Komisionerja përballet me eurodeputetët për akuzat
26/03 10:55
Top Channel/ Serbia hakmerret për misrin! Bllokohen 20 kamionë me fruta nga Shqipëria
24/03 19:57
Top News – 27 vite nga bombardimet e NATO-s. Aleanca nisi sulmet mbi forcat serbe dhe çliroi Kosovën
24/03 09:46
Top News- Nis gjyqi i shumëpritur në Greqi / Përplasja e trenave me 57 viktima, 30 persona nën akuzë
23/03 13:13
Top News – 300 mln euro për të ulur naftën. Qeveria greke miraton paketën financuese rekord
23/03 11:01
Top News- Vendos raketat kineze te MiG-ët rusë/Vuçiç gati për luftë:Do na sulmojë Shqipëria e Kosova
22/03 16:24
Top News- ‘Serbët të acaruar, janë në dëshpërim’/ Kurti: Provokimet rreth kufirit po shtohen
20/03 13:32
Top News – Lëkundet Janina dhe Filati, katër tërmete pranë kufirit me Shqipërinë
20/03 12:30
Top News- ‘Në Ballkan përplasen interesa të mëdha’/ Raporti: Ndikimi rus, rrezik për rajonin
20/03 12:28
Top News – Greqia rrëzon raketat balistike të Iranit / Sistemi Patriot i vendosur në Arabinë Saudite
19/03 14:45
Top News – Pro dhe kundër luftës në Iran. Si u nda rajoni për konfliktin në Lindjen e Mesme
18/03 13:55