Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatovic është në një vijë me serbinë pasi është i bindur se se për të qetësuar situatën në Kosovë është e nevojshme të zhvillohen zgjedhje të reja në veri dhe të themelohet Asociacioni i Komunave Serbe. Në një intervistë për gazetën austriake “Der Standard”, Milatovic ka dënuar sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it.