Top News/ Mali i Zi, më pak se 5 për qind shqiptarë / Regjistrimi i popullsisë, 32.9 % janë serbë
15/10/2024 14:13

Në Mal të Zi, 41.1 për qind e qytetarëve deklarohen si malazezë, ndërsa 32.9 për qind si serbë, tregojnë rezultatet e regjistrimit të fundit të popullsisë, që u bë në dhjetor të vitit 2023. Shifrat u publikuan të martën nga Drejtoria e Statistikave në këtë vend, MONSTAT. Për krahasim, në regjistrimin e parafundit, të kryer më 2011, 45 për qind ishin malazezë dhe rreth 29 për qind ishin serbë. Të dhënat e fundit tregojnë, po ashtu, se popullsia e Malit të Zi përbëhet edhe nga 9.45% boshnjakë, 4.97% shqiptarë, 2% rusë dhe 1.6% myslimanë. Krahasuar me regjistrimin e parafundit, numri i shqiptarëve duket i qëndrueshëm: më 2011 ishin 4.91%, apo 30.439, ndërsa tani janë 30.978. Në regjistrimin e fundit, rreth 2.8% e popullsisë nuk u deklarua. Në Mal të Zi, jetojnë 623.633 banorë, që do të thotë 0.6% më shumë se në vitin 2011. Të pyetur se çfarë gjuhe flasin, 36.2% thanë se flasin gjuhën malazeze, ndërsa 43.5% gjuhën serbe. Sipas fesë, qytetarët e Malit të Zi ndahen në ortodoksë - 71.1%, myslimanë - 20% dhe katolikë - 3.2%. Regjistrimi i rregullt i popullsisë në Mal të Zi duhej të bëhej në vitin 2021, por, fillimisht, u shty për shkak të pandemisë së koronavirusit. Pas saj, ai u shty disa herë, për shkak të mosbesimit të opozitës në këtë proces. Partia Demokratike e Socialistëve shprehu vazhdimisht dyshime se qëllimi i vërtetë i regjistrimit ishte rritja e numrit të serbëve në Mal të Zi dhe ulja e numrit të malazezëve. Për muaj të tërë, forcat dhe mediat proserbe e proruse kanë bërë fushatë, duke u kërkuar qytetarëve që të deklaroheshin si serbë. Fushatës iu bashkua edhe Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, i cili u bëri thirrje qytetarëve që të identifikoheshin si pjesëtarë të popullit serb dhe besimtarë të Kishës Ortodokse Serbe, që flasin gjuhën serbe. Krerët e kësaj kishe e mohojnë kombin malazez, duke e klasifikuar atë si pjesë të korpusit serb. Në atë kohë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, fliste vazhdimisht për rëndësinë e regjistrimit në përcaktimin e numrit të serbëve në Mal të Zi.

Top Channel/ “S`na lejojnë provimin ne shqip”, shpërthejnë protestat e studentëve në RMV!
04/04 15:23
Top News – ‘Greqia, shërbëtore e Izraelit’. Yannis Varoufakis: Kemi humbur pavarësinë tonë
02/04 15:39
Top Channel/ Moti i keq “skuq” Greqinë. Pluhuri afrikan shkakton probleme
01/04 22:50
Top News-Mickoski sakrifikon BE për ‘identitetin maqedonas’/Bullgaria të njohë minoritetin tonë atje
01/04 17:46
Top News- Skandali me fondet e BE për bujqësinë/ Kërkohet heqja e imunitetit për 11 deputetë grekë
01/04 11:40
Top News- Aleanca rrëzon pretendimet e Moskës për militarizim të Ballkanit Perëndimor
31/03 14:40
Top News- Serbia kundër udhëzimeve të BE/ Marrëveshje e re për furnizim me gaz nga Rusia
31/03 13:33
Top Channel/ Kroacia i mbyll derën Vuçiçit, anulon samitin e Ballkanit Perëndimor
30/03 22:27
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale/ Nga 1 prilli 920 euro bruto, rritje e 6-të që nga viti 2019
29/03 11:50
Top Channel/ 22 emigrantë vdesin afër Greqisë / Humbën jetën pas gjashtë ditësh në det pa ushqim
29/03 11:13
Top News – Tragjedi në Mesdhe. 22 emigrantë humbin jetën në ujërat greke
28/03 20:09
Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07
Top News – Greqia rrit pagën minimale. Hyn në fuqi nga 1 prilli, kategoritë që përfitojnë
26/03 15:23
Top News- Marta Kos ish agjente e UDB? Komisionerja përballet me eurodeputetët për akuzat
26/03 10:55
Top Channel/ Serbia hakmerret për misrin! Bllokohen 20 kamionë me fruta nga Shqipëria
24/03 19:57
Top News – 27 vite nga bombardimet e NATO-s. Aleanca nisi sulmet mbi forcat serbe dhe çliroi Kosovën
24/03 09:46
Top News- Nis gjyqi i shumëpritur në Greqi / Përplasja e trenave me 57 viktima, 30 persona nën akuzë
23/03 13:13
Top News – 300 mln euro për të ulur naftën. Qeveria greke miraton paketën financuese rekord
23/03 11:01
Top News- Vendos raketat kineze te MiG-ët rusë/Vuçiç gati për luftë:Do na sulmojë Shqipëria e Kosova
22/03 16:24