Mali i Zi ka lëshuar satelitin e parë në hapësirë duke publikuar madje edhe imazhet e siguruara prej tij, në mijëra metra mbi nivelin e detit. Mediat e huaja kanë raportuar se sateliti testues CubeSat, u lëshua në hapësirë pak ditë më parë dhe mundi të siguronte foto të mahnitshme si edhe të mblidhte të dhëna hidrometeorologjike, para se të rikthehej në tokë.