Top News- Mali i Zi hyn i pari në BE/Brukseli kërkon ta shkëpusë nga Rusia
14/07/2022 21:46

Zyrtarët e lartë evropianë përgëzuan të enjten Malin e Zi për mbështetjen dhe rreshtimin përkrah politikave të bllokut në sanksionimin e Rusisë dhe dënimin e pushtimit të Ukrainës dhe i kërkuan kombit të vogël ballkanik që të vazhdojë me reformat e nevojshme për të avancuar drejt anëtarësimit në BE-së. Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell dhe komisioneri për zgjerimin Olivér Várhelyi morën pjesë në një këshill të përbashkët të Stabilizim-Asociimit mes Malit të Zi dhe BE-së që u mbajt për herë të parë në një vend kandidat ballkanik, një shprehje e dukshme e angazhimit të BE-së për integrimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Mali i Zi shihet gjerësisht si vendi i parë në radhë për anëtarësimin në BE, por përparimi i vendit është ngadalësuar për shkak të tensioneve të brendshme politike midis kampit pro-perëndimor dhe atyre që favorizojnë lidhje më të ngushta me Serbinë fqinje dhe Rusinë. Me Rusinë që po mundohet të ruajë ndikimin e saj historik në Ballkan, BE-ja ka kërkuar të mbajë gjallë përpjekjen e vendeve për t'u bashkuar me bllokun, pavarësisht përparimit të ngadaltë. Përveç Malit të Zi, kandidatët për në BE në rajon janë Serbia, Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Kosova. Borrell i kërkoi gjithashtu Malit të Zi të shfuqizojë programin e tij të dhënies së shtetësisë për investitorët e huaj të pasur. Analistët kanë thënë se BE-ja me sa duket ka frikë se disa individë rusë ose bjellorusë mund të përfitojnë ndërsa përballen me sanksionet perëndimore. Kryeministri Dritan Abazovic, qeveria e pakicës së të cilit gëzon një shumicë minimale në parlament, këmbënguli se anëtarësimi në BE mbetet opsioni i vetëm për Malin e Zi. Ai premtoi se do të kërkojë mbështetje më të gjerë për reforma të mëtejshme. Mali i Zi duhet të zbatojë reformën gjyqësore dhe të sundimit të ligjit, të përmirësojë lirinë e medias dhe të nxisë luftën kundër krimit dhe korrupsionit, thanë zyrtarët evropianë.

Top News – Shqiptarët, për naftë në Maqedoni. Shkup, rritje rekord e shitjes së karburanteve
07/04 10:45
Top Channel/ Studentët shqiptarë trondisin Shkupin, kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit
06/04 15:49
Top Channel/ Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë provime në shqip dhe dorëheqjen e Kryeministrit
06/04 15:45
Top Channel/ “Gjuha, historia jonë”, studentët në Shkup: Kryeministër jep dorëheqjen, nuk tërhiqemi
06/04 14:55
Top Channel/ Studentët shqiptarë protestë në RMV për gjuhën shqipe, çfarë ndodhi gjatë dy orëve
06/04 14:38
Top Channel/ ‘Shqipja nuk është opsion por identitet’, Protestë për gjuhën në Shkup
06/04 14:06
Top Channel/ Protesta në Shkup, studentët kërkojnë që provimet t’i japin në gjuhën e tyre
06/04 12:33
Top Channel/ “S`na lejojnë provimin ne shqip”, shpërthejnë protestat e studentëve në RMV!
04/04 15:23
Top News – ‘Greqia, shërbëtore e Izraelit’. Yannis Varoufakis: Kemi humbur pavarësinë tonë
02/04 15:39
Top Channel/ Moti i keq “skuq” Greqinë. Pluhuri afrikan shkakton probleme
01/04 22:50
Top News-Mickoski sakrifikon BE për ‘identitetin maqedonas’/Bullgaria të njohë minoritetin tonë atje
01/04 17:46
Top News- Skandali me fondet e BE për bujqësinë/ Kërkohet heqja e imunitetit për 11 deputetë grekë
01/04 11:40
Top News- Aleanca rrëzon pretendimet e Moskës për militarizim të Ballkanit Perëndimor
31/03 14:40
Top News- Serbia kundër udhëzimeve të BE/ Marrëveshje e re për furnizim me gaz nga Rusia
31/03 13:33
Top Channel/ Kroacia i mbyll derën Vuçiçit, anulon samitin e Ballkanit Perëndimor
30/03 22:27
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale/ Nga 1 prilli 920 euro bruto, rritje e 6-të që nga viti 2019
29/03 11:50
Top Channel/ 22 emigrantë vdesin afër Greqisë / Humbën jetën pas gjashtë ditësh në det pa ushqim
29/03 11:13
Top News – Tragjedi në Mesdhe. 22 emigrantë humbin jetën në ujërat greke
28/03 20:09
Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07