Policia e Shkodrës ka zhvilluar një tjetër fazë të operacionit antikanabis të koduar “Koordinata”, gjatë së cilës janë gjetur dhe asgjësuar 4291 bimë të dyshuara narkotike të llojit kanabis sativa në territoret e gjashtë njësive administrative të qarkut. Në njësitë administrative Pult, Ana e Malit, Shosh dhe Shalë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 4107 bimë kanabisi. Për këtë rast, u proceduan penalisht në gjendje të lirë pesë kryepleq fshatrash, të dyshuar për “Shpërdorim detyre”, për moskryerje të detyrave funksionale në parandalimin e kultivimit të kanabisit në territor.