Pas ndërprerjes së shfaqjes së filmit shqip ‘Lejleku’, në Mal të Zi, të regjisorit nga Kosova Isa Qosja, ka reguar presidenca e drejtuar nga Jakov Milatoviç. Nëpërmjet një deklarate të lëshuar për mediet, presidenca malazeze, kërkon që filmi I anuluar më 3 shtator, të jepet sërish. “Presim që policia dhe Zyra e Prokurorit t’i identifikojnë autorët dhe t’i ndjekin penalisht. Është e rëndësishme të mundësohet sërish shfaqja e filmit”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga kabineti i Milatoviçit.