Një automjet tip “Opel Zafira” ka marrë flakë në ecje e sipër në qytetin e Vlorës. Drejtuesi i mjetit, i identifikuar si Ramazan Dëraj ka parë të dilte tym nga pjesa e motorit dhe ka dalë jashtë duke tentuar të fikë flakët. Ai thotë që shkaku ishte një shkëndijë elektrike.