Dy persona kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor në aksin Lezhë-Shkodër. Dy automjete janë përplasur “kokë më kokë” me njëra-tjetrën, ndërkohë që nuk dihen ende shkaqet që shkaktuan aksidentin. Nga goditjet, të dyja automjetet kanë pësuar dëme të mëdha materiale. Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor pritet të zbardhë rrethanat e aksidentit.