Dy persona janë lënduar mëngjesin e kësaj të hënë në Derven të Krujës, pas një aksidenti rrugor. Mësohet se në aksident janë përfshirë një automjet dhe një furgon mallrash, e për pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve. Sipas njoftimit të policisë, automjeti me drejtues shtetasin F. M. është përplasur me një furgon mallrash, me drejtues shtetasin L. M., 62 vjeç. Dy drejtuesit e automjeteve ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.