Top News – Makinat lundrojnë nëpër rrugë / Apokalips balte dhe uji, njerëzit ngjiten mbi shtëpi
22/05/2025 11:57

Rritja e nivelit të ujërave të përmbytjeve bllokoi më shumë se 50,000 njerëz në Australinë lindore të enjten, ndërsa shirat e rrëmbyeshëm goditën qytetet e përmbytura nga uji për të dytën ditë me radhë dhe lumenjtë e tejmbushur gllabëruan rrugët, duke lënë dy të vdekur. Policia ka nxjerrë dy trupa nga ujërat e përmbytjeve në Bregun Verior, një rajon i gërshetuar me lumenj, korda dhe lugina pjellore rreth 400 kilometra në veri të Sidneit. Autoritetet nisën një mision të madh kërkim-shpëtimi ndërsa njerëzit u ngjitën sipër makinave, shtëpive dhe urave të autostradave për t'i shpëtuar valës së ujit të përzierë me baltë. Stuhitë në disa zona kanë sjellë më shumë se gjysmë viti shi në vetëm tre ditë, tha zyra qeveritare e motit. "Duhet të them gjithashtu se po përgatitemi për më shumë lajme të këqija në 24 orët e ardhshme. Kjo fatkeqësi natyrore ka qenë e tmerrshme për këtë komunitet", u tha gazetarëve të enjten kryeministri i shtetit të Nju Sauth Uellsit, Chris Minns. Autoritetet thanë se më shumë se 50,000 njerëz u izoluan, me disa lumenj që ende nuk kishin arritur nivelet maksimale të enjten vonë. Një çift i moshuar u ngjit mbi çatinë e makinës së tyre për t'i shpëtuar një përmbytjeje të shpejtë përpara se një helikopter shpëtimi t'i çonte në siguri. Të tjerë kërkuan strehim në një urë të ngritur autostrade përpara se të shiheshin dhe të shpëtoheshin nga një helikopter i marinës Sea-haëk. Vendasit panë lopë të ngordhura që dilnin në plazhe pasi lumenjtë e fryrë i rrëmbyen nga kullotat e tyre në brendësi të vendit.

Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45
Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58