Policia e Vlorës njofton se ka parandaluar në ngjarje të mundshme kriminale, teksa gjatë kontrolleve ka sekuestruar dy automjete të dyshuara të vjedhura, që sipas hetimeve paraprake mund të përdoreshin për kryerjen e ndonjë vrasjeje. Automjetet e sekuestruara janë një tip Nissan me targa të huaja dhe një Audi Q5, po me targa të huaja dhe me tre bidona lëndë djegëse benzinë në të. Mjetet janë konstatuar të fshehura në një sipërfaqe të mbjellë me ullinj në fshatin Babicë e Madhe të Bashkisë së Vlorës.