Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një 67-vjeçari ndodhi paraditen e kësaj të diele në Bilisht. Ngjarja ndodhi në hyrje të qytetetit, teksa viktima duke lëvizur me një motor u përplas me një makinë që drejtohej nga një 25-vjeçar. Nga goditja e fortë drejtuesi I motorit nuk mundi të mbijetojë pasi mori plagë të shumta në trup. Ende nuk dihet shkaku I ngjarjes, ndërsa një grup hetimor po punon pë rsarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.