Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fier- Levan, në vendin e quajtur “Kthesa e Azotikut”. Një automjet është përplasur me një motomjet dhe drejtuesi ka mbetur i plagosur. Ai është transportuar drejt spitalit Rajonal Fier ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.