Një 50-vjeçare humbi jetën në një aksident rrugor në Korçë mbrëmjen e kësaj të marte. aksidenti ndodhi në rrugën e Voskopojës, rreth orës 20:45. Viktima ishte duke lëvizur me biçikletë kur u përplas nga një makinë që drejtohej nga një 73-vjeçar. Goditja ishte e fortë çka bëri që 50-vjeçarja të ndërronte jetë në vend.