Një aksident është shënuar në aksin rrugor Shkodër-Koplik, ku janë përfshirë dy automjete. Sicc duket dhe nga pamjet e siguruara, një mjet tip Renault është përplasur me një mjet tip Audi dhe për pasojë, mjeti Renault ka dalë nga rruga duke përfunduar në shinat e trenit. Mësohet se një person është lënduar lehtë dhe është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës dhe është jashtë rrezikut për jetën.