Një aksident i rëndë me pasojë dy persona të plagosur u shënua në Vlorë mesditën e kësaj të shtune. Një makinë e llojit Opel Corsa, me drejtues shtetasin Kacandon Hasanaj 70 vjec, përfundoi në humnerë, disa metra poshtë rrugës, në zonën e fshatit Brataj. Si pasojë e përplasjes së fortë, 70 vjecari dhe bashkëshortja e tij, Helena Hasanaj rreth 65 vjeçe, e cila ishte pasagjere në mjet, u dërguan me urgjencë në spitalin e Vlorës.